RRETH BIBLOTEKËS ‘THIMI MITKO’

Biblioteka publike e Korçës që mban emrin e folkloristit të shquar Thimi Mitko është krijuar në vitin 1921 nën kujdesin e Federatës “Vatra” dhe ishte vendosur pranë Bashkisë. Në këtë periudhë kjo bibliotekë numëronte në fondin e saj 30.000 libra, shumica në gjuhën frënge. Sot ajo ka në dispozicion të lexuesit mbi 200.000 libra, nga të cilët 140.000 janë në gjuhën shqipe, pjesa tjetër në gjuhë të huaj. Me iniciativën dhe ndihmën e bashkisë u bë edhe dixhitalizimi i gjithë fondit të librave.

Por, detyra e bibliotekës nuk konsiston vetëm në raportet bibliotekë-libër-lexues. Viti 2021 do të jetë viti në të cilin bibloteka do të ketë edhe një funksion të ri. Bibloteka do të jetë vendi ku do të pozicionohet qendra më e madhe e Teknologjisë dhe Inovacionit e quajtur UBT-Korça Innovation & Technology Hub. Formimi i këtij hub-i rrjedhë si bashkëpunim në mes të UBT-së dhe Bashkisë së Korçës. 

 

RRETH UBT-SË

UBT filloi aktivitetet e saja më 19 Tetor 2004, pasi ishte licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nr. 808 / 02-1, datë. 18.10.2004. I gjithë qëllimi i UBT është të sigurojë mirëqenie dhe zhvillim në fusha të ndryshme të shkencave duke siguruar një ekosistem të mirëfilltë. 

UBT tani është kontribuesi kryesor në rritjen dhe zhvillimin strategjik të Kosovës dhe rajonit. Institucioni synon të përgatisë udhëheqës duke i ofruar secilit mundësi për të fituar aftësitë e nevojshme për përparimin arsimor, shoqëror, ekonomik, politik, mjedisor dhe kulturor. Filozofia e institucionit është të ofrojë programe konkurruese në arsimin e aplikuar dhe akademik që  bazon mësimdhënien në kërkesat e tregut të punës dhe praktikat ndërkombëtare. UBT është e vendosur në Prishtinë, Kosovë në kampusin e saj në Prishtinë dhe ne disa qendra të tjera si Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan duke vendosur po ashtu edhe zyrat koordinuese jashtë vendit si Austri, Hungari, Shqipëri etj.

MISIONI 

UBT-Korça Innovation &Technology Hub do të jetë vendi ku një komunitet i tërë me njerëz të pasionuar dhe sipërmarrës do të bëhen bashkë me synimin kryesor për të sjellur ndryshime pozitive në vend dhe më gjerë. Poashtu, ky hub do të jetë një burim frymëzimi i cili do të sigurojë aktivitete domethënëse dhe trajnime të nevojshme të cilat do të jenë me interes për qytetarët e Korçës por edhe më gjerë. Së fundmi, vlen të ceket se hub-i do të mund të konsiderohet si një hapësirë fizike që ofron një infrastrukturë fleksibile dhe shumë profesionale për të punuar, për të u takuar, për të prezentuar, për të mësuar, dhe për të bashkëpunuar me njëri tjetrin.

Misioni i qendrës është të edukojë inovatorë të rinj, sipërmarrës, drejtues të ardhshëm të ndryshimeve shoqërore në Shqipëri dhe më gjerë. Misioni i kësaj qëndre është të ju sigurojë adoleshentëve dhe të rinjve aftësi te reja që do të i ndihmojnë ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë në jetë dhe për të sjellë ndryshime shoqërore përmes inovacioneve në vend, rajon dhe me gjerë ne Ballkan. Përmes kërkimit, edukimit për zhvillim, mësimit eksperimental, trajnimeve, dhe këshillimeve, kjo qendër kërkon të zhvillojë dhe forcojë më tej kapacitetet e të rinjve dhe adoleshentëve, studentëve universitarë dhe pasuniversitarë, si dhe anëtarëve të stafit të organizatave për të ju mundësuar atyre të adresojnë sfidat sociale me të cilat përballet vendi dhe rajoni në përgjithësi dhe të ofrojnë zgjidhje inovative për shoqërinë.

 

VIZIONI

UBT-Korça Innovation & Technology Hub ka për synim të bëhet destinacioni kryesor i qendrës inovative për të gjithë të rinjtë duke ofruar infrastrukturën më moderne për trajnime, modelin e startup-ve në fushën e teknologjisë, mjedis të përshtatshëm për të bërë biznes, dhe të gjenerojë punësime dhe produkte të reja inovative.

 

VLERAT

-Kujdesi ndaj komunitetit përmes angazhimit për të rinjtë
-Kujdesi në frymën e inovacionit dhe sipërmarrjes
-Ndërlidhja midis bizneseve, akademisë dhe komunitetit
-Gjenerimi i punësimit të ri

 

FAKTORËT E SUKSESIT

-Njohuri, Zbatim, Edukim dhe Përvojë
-Hapësirë e përshtatshme për qendrën e inovacionit në fushën e ndërmarrsisë
-Mjedise biznesi me një larmi shërbimesh të integruara që ofrojnë shumë mundësi brenda një qendre
-Trajnime të trendeve të fundit nga fusha e teknologjisë 
-Ndjekja e vazhdueshme e trendeve dhe ndryshimeve
-Përmirësimi i shërbimeve, ofrimi i diversitetit të shërbimeve
-Sigurim të trajnimeve të plota në dispozicion për të gjithë ata që dëshirojnë të rrisin aftësitë e tyre 
-Trainime konkurruese të çmimeve që plotësojnë nevojat e komunitetit / dhe industrisë